A do të marrin të moshuarit pensionin e 13-të? Eksperti Hoxha: Emergjencë, indeksimi për të mbrojtur pensionistët nga zhvlerësimi i lekut!
Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” me Klevin Mukën në News24, ishte i ftuar Kujtim Hoxha, ekspert pensionesh.
Ai foli në lidhje me diskutimet për pensionin e 13, një bonus që pritet të merren nga pensionistët.
Zoti Hoxha u shpreh se ende nuk është e qartë nëse kjo do t’i shtohet bonuseve që pensionistët marrin aktualisht, apo është vetëm riemërim i bonuseve aktuale. Ai vuri theksin edhe në nevojën e indeksimit të pensioneve çdo vit, me synim mbrojtjen e pensionistëve nga zhvlerësimi i lekut.
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com
“Fakti që u dhanë bonuse tregon që mundësitë janë.
Duhet sqaruar nëse bonusi i 13 do të jetë krahas bonuseve të mëparshme apo ka thjeshtë një riemërim të tyre.
Pensionistët të paktën duhet të marrin indeksimin e pensionit. Gjë që ka nisur vite më parë, vijoi me 1 prillin dhe më pas kaloi në tetor. Indeksimi duhet për të mbrojtur pensionistët nga zhvlerësimi i lekut.
Në buxhetin e 2025 nuk është parashikuar asnjë lek për këtë çështje, sigurisht që mund të ndodhë më vonë me rishikimin e buxhetit, por që ende nuk është vendosur asgjë.
Duhet një plan emergjent për të kaluar këtë situatë emergjente që është momentalisht, le të kemi plane afatgjate, por duhet të shohim situatën aktuale një herë. Në Europë me këto standarde është vështirë”, tha ai.