67.5 milionë euro për sigurinë energjetike të rajonit – projekti Shqipëri–Maqedoni e Veriut në fazën finale

Një nga projektet më të rëndësishme energjetike në Ballkanin Perëndimor, zgjerimi i linjës së transmetimit 400 kV mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, në zbatim me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Qeverisë Gjermane, përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) është drejt përfundimit.
Projekti, ka një vlerë totale prej 67.5 milionë euro, nga të cilat 50 milionë euro janë financim në formë kredie nga KfW në emër të Qeverisë Gjermane; 17.5 milionë euro janë grant të pakthyeshëm nga Bashkimi Evropian përmes WBIF (Instrumenti për Investime në Ballkanin Perëndimor).

ads.tetovasot.com

ads.tetovasot.com

Zgjerimi i linjës 400 kV përfshin ndërtimin e dy segmenteve të linjës Elbasan–Fier dhe Elbasan–Qafë Thanë, me një gjatësi të përgjithshme prej 130 kilometrash ndërtimin e nënstacionit të ri 400/220 kV “Elbasan 3”, si dhe rehabilitimin e nënstacionit ekzistues në Fier.