26-vjetori i çlirimit të Kosovës e gjen vendin në krizë me ndërkombëtarët, Quinti refuzoi dje ftesën e Kurtit dhe Gërvallës

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka festuar mbrëmë ditën e çlirimit. Kurti e Gërvalla ishin nikoqir të një ndeje festive në ambientet e ministrisë së Punëve të Jashtme.

Por ata që janë më meritorët për festimin e kësaj dite, nuk ishin prezant në këtë ngjarje.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se ambasadorët e Quint-it kishin ftesë për të qenë prezant në këtë ndejë festive, por që të gjithë refuzuan shkuarjen.

ads.tetovasot.com

ads.tetovasot.com

ads.tetovasot.com

Indeksonline ka pyetur zëdhënësit e qeverisë për refuzimin që iu është bërë, por ata kanë zgjedhur heshtjen në këtë realitet të dhimbshëm diplomatik.

Kurti e Gërvalla kaluar kohën duke shkëmbyer biseda me disa zyrtarë të thjeshtë diplomatikë, një ushtarak dhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës./