26 vite liri – Kasami: Kosova, realitet për shqiptarët dhe ëndërr e parealizueshme për të tjerët

Në përvjetorin e 26-të të Çlirimit të Kosovës, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka kujtuar sakrificën dhe qëndresën e shqiptarëve përballë një okupatori shekullor që përmes dhunës, agresionit dhe masakrave kërkonte të zhdukte çdo gjurmë shqiptare nga trojet tona.

“26 vite më parë, Kosova e shqiptarisë u çlirua përfundimisht nga okupatori shekullor,” ka shkruar Kasami në një status në rrjetet sociale, duke theksuar se sot Kosova është jo vetëm një shtet i zhvilluar, por edhe më i sigurti në rajon.

ads.tetovasot.com

ads.tetovasot.com

Ai ka tërhequr vëmendjen se, megjithatë, agresori nuk ka reshtur së vepruari – këtë herë përmes individëve që, siç thotë ai, “pretendojnë se quhen shqiptarë”.

“Por, Kosova për shqiptarët është realitet dhe çdo ditë po bëhet më e fuqishme, ndërsa për të tjerët do të mbes një ëndërr dhe gjemb në sy,” përfundon Kasami, duke i uruar popullit shqiptar përvjetorin e çlirimit: “Ma gëzofsh çlirimin Kosovë!”, ka shkruar Kasami.