‘Zjerm’, Shkodra Elektronike kualifikohet për finalen e madhe të Eurovision

Shqipëria ka siguruar një vend në natën finale të Eurovision 2025, ku “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” ka arritur të kualifikohet mes 10 shteteve fituese të gjysmëfinales së parë, e mbajtur në Bazel, Zvicër.

Në natën e parë të Eurovision 2025, shtetet finaliste të gjysmëfinales së parë janë: Norvegjia, Shqipëria, Suedia, Islanda, Holanda, Polonia, San Marino, Estonia, Portugalia, dhe Ukraina. Kjo natë e karakterizuar nga energji dhe emocion solli një performancë të jashtëzakonshme nga Shqipëria.

Lexo edhe:
Ish-banorja e ‘BBVK’ së shpejti nënë për herë të dytë!
Kënga “Zjerm” përfshiu simbole kombëtare, ndërsa koncepti skenik i frymëzuar nga legjenda e Rozafës krijoi një moment magjik.

Artistët finalistë, përfshirë Shqipërinë, do të rikthehen në skenë më 17 maj për të garuar për trofeun e Eurovision 2025.

Pas performancës spektakolare në parafialen, “Zjerm” dhe Shkodra Elektronike arritën të kalonin në finalen e madhe të Eurosong.