Zhduken dy gra, njëra në Pejë tjetra në Gjilan

Policia e Kosovës ka raportuar për zhdukjen e dy grave në vend.

Njëra ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Gjilan, e cila sipas raportit policor është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Rasti është duke u hetuar, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë me datë 02 të muajit prill është zhdukur një grua tjetër në Pejë.

Rasti është paraqitur në stacionin policor ditën e djeshme, ndërsa nuk dihet ende vendodhja e saj.

Rasti poashtu po hetohet./Klankosova.tv.