Ylli i Real Madridi ndjehet i anashkaluar dhe nuk dëshiron të luajë më për klubin mbretëror

Futbollisti 24-vjeçar brazilian, Rodrygo, nuk u dërgua as për ngrohje nga Carlo Ancelotti në përballje me Barcelonën, i cili në fund u mbështet te Endrick, përkatësisht Victor Munoz, duke e anashkaluar tërësisht yllin e skuadrës.

Në fund, skuadra e Hansi Flick arriti fitoren dhe u zhvendos shtatë pikë përpara në krye të renditjes, duke bërë një hap vendimtar në luftën për titull.

Sipas Marcas, Rodrygo është i vendosur të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës, kjo për shkak se ai nuk ndihet më si një lojtar i rëndësishëm, pasi vëmendja më e madhe është rreth Jude Bellingham, Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior.

Në rastin e Rodrygos, situata është edhe më e tensionuar. Dy javë më parë u fol për dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi, por tani gjërat janë edhe më serioze: sulmuesi brazilian jo vetëm që po shqyrton një largim, por thjesht nuk dëshiron të luajë më për Real Madridin, shkruan Marca.

Sipas burimeve të mediumit spanjoll, Rodrygo ndihet i anashkaluar pas shpërthimit mediatik të Jude Bellingham dhe mbërritjes së Kylian Mbappé, gjë që çoi gjithashtu në një ftohje të marrëdhënies së tij me Vinicius.

Rodrygo do të largohet nga Reali në verë, Los Blancos ia caktojnë edhe çmimin
Lexo po ashtu
Rodrygo do të largohet nga Reali në verë, Los Blancos ia caktojnë edhe çmimin
Aktualisht, Rodrygo është i izoluar në shtëpinë e tij dhe është dukshëm i prekur nga humbja e rolit qendror që shpresonte të kishte përkrah Vinicius.

Me Xabi Alonson që është gati të marrë drejtimin e ekipit, e ardhmja e tij është e pasigurt, pasi trajneri duket se mbështetet më shumë te Bellingham, Mbappé dhe Vinicius, ndërsa marrëdhënia e Rodrygos me shokët e tij të ekipit është përkeqësuar ndjeshëm, nënvizon Marca.

Nga De Bruyne te De Gea dhe Salah – Zbulohet lista me lojtarin më të paguar të secilës skuadër në Ligën Premier
Lexo po ashtu
Nga De Bruyne te De Gea dhe Salah – Zbulohet lista me lojtarin më të paguar të secilës skuadër në Ligën Premier
sipas mediumit tjetër spanjoll, Cadena SER, lojtari me shanset më të mëdha për t’u shitur në verë është Rodrygo. 100 milionë euro është vlera e brazilianit në treg, sipas transfermarkt, i cili duket se i është ofrua Manchester Cityt, pasi Pep Guardiola është një admirues i madh i tij.

Rodrygo ka edhe tre vite kontratë me Real Madridin, kështu që “Galaktikët” presin të marrin një shumë të njëjtë me vlerën e tij në treg nga shitja e tij.

Duke qenë në kryeqytetin spanjoll që nga viti 2019, lojtari brazilian ka bërë 267 paraqitje me fanellën Los Blancos, gjatë të cilave ka regjistruar 68 gola dhe 50 asiste. Ai ka fituar dy trofe të Ligës së Kampionëve s dhe tre trofe të La Ligës. /Telegrafi/