Vrasje tronditëse në qendër të Shtipit – studenti turk vret bashkëkombasin në një kafene

Shtipi u trondit mbrëmjen e sotme nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në zonën qendrore të qytetit. Sipas burimeve të “Infomax”, një person është vrarë me armë zjarri në kafenenë e vetme që ndodhet në sheshin e qytetit, “Vami Caffe”.

Sipas dëshmitarëve okularë, autori dhe viktima ishin ulur në tavolina të ndryshme kur sulmuesi papritur nxori armën dhe e qëlloi për vdekje personin tjetër, përpara një numri të madh qytetarësh të pranishëm në lokal.

Të dhënat jozyrtare flasin se si viktima, ashtu edhe autori janë shtetas turq që studionin në Shtip.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim dhe frikë te qytetarët, të cilët shprehen se diçka e tillë nuk ka ndodhur më parë në qytetin e tyre të qetë. Autoritetet janë në vendngjarje dhe pritet më shumë informacion nga organet hetimore.