Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, inspektoi nga afër punimet në një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në Komunën e Likovës, rikonstruktimin e rrugës Sllupçan – Orizarë.
Të dhënat kryesore për projektin:
Gjatësia: rreth 3 km
Gjerësia: 5 metra
Rikonstruktimi i fundit: në vitet 1998/99
Vlera e investimit: 570.000 €
Burimi i financimit: Thirrja e parë e Qeverisë për komunat, përmes Ministrisë së Transportit.
Ky projekt është dëshmi konkrete se filozofia e qeverisjes së VLEN po kthehet në vepra të prekshme, me fokus në barazi rajonale, zhvillim të qëndrueshëm dhe investime që prekin jetën e përditshme të qytetarëve.
VLEN do të vazhdojë me përkushtim në ndërtimin e infrastrukturës moderne, aty ku për vite me radhë ka munguar vëmendja institucionale. Angazhimi ynë është i qartë: të ndërtojmë më shumë, më mirë dhe më drejt.