VLEN: Kjo qeveri e ka shumicën e mjaftueshme për t’i vazhduar projektet në dobi të qytetarëve

VLEN-i është aty në emër të 107 mijë votave shqiptare dhe jo në emër të ndonjë partie ose emri të përveçëm. Ne i përfaqësojmë jo vetëm ata 107 votues, por edhe programin politik të luftës kundër korrupsionit që është mbështetur nga ata votues. Andaj, VLEN-i mbetet i përkushtuar në realizimin e premtimeve dhe përfaqësimit të shqiptarëve.

Ne jemi të vetëdijshëm për lojën politike të BDI-së, e cila – nga etja për pushtet dhe nga frika prej drejtësisë – synon një qeveri të Përzhinës, por kjo është e pamundur dhe nuk do të ndodhë asnjëherë. Për ne është e pashpjegueshme vetëm se pse Arben Taravari bëhe pjesë e kësaj loje të Ali Ahmetit për ta shpëtuar veten dhe familjen e tij.

Sidoqoftë, VLEN-i dëshiron ta njoftojë opinionin se zgjedhjet e vetme që do të mbahen janë ato lokale, në të cilat edhe do ta sjellim ndryshimin dhe do ta mposhtim përfundimisht krimin, korrupsionin dhe paaftësinë qeverisëse të BDI-së dhe funksionarëve të saj përgjatë këtyre 23 viteve.