“VLEN-i 3-1 që shkrihet në filxhanin e VMRO-së”

Një paketë e quajtur VLEN, me tri përbërës – pushtet, heshtje dhe nënshtrim – po shkrihet pikë për pikë në filxhanin e kuq të VMRO-DPMNE-së. Kështu po shpërndahet një foto e Nescafes 3 -1 duke asocuar në VLEN-in ndërsa filaxhi me mbishkrimin e VMRO-së dhe Mickovskit, shkruan TS.

Ajo që dikur u shpall si shpresë për shqiptarët, sot VLEN-i po derdhet e tëra në një kafe të hidhur që e shërben Mickoski për shqiptarët, pa gjuhën shqipe, pa decentalizimin, pa BE-në pa balancuesin dhe pa përfaqsimin e drejtë në vendimmarrje.

Deri sot VLEN ska bë asnjë rezistencë, asnjë qëndrim politik, vetëm shkrirje të plotë dhe pa kushte.

VLEN nuk është më koalicion qeverisës, por është pluhur i tretur në agjendën e VMRO-së.

Ndërsa qytetarët kërkojnë dinjitet, kërkojnë barazi, kërkojnë siguri e mirqenje, kërkojnë rroga të larta, përfaqësim të drejtë, kërkojnë shëndetësi, kërkojnë punë ndërsa nga filxhani i VMRO-së mund të presim vetëm shtypje, përbuzje, nënshtrim sepse filxhani i VMRO-së ka përbërsit e VLEN-it./TS/