VLEN: BDI guvernatorin e pati në gojë, por tenderët në xhep!

BDI-ja, partia e milionerëve dhe mashtrimeve kronike, për dy dekada e premtonte guvernatorin shqiptar. Ata që për 22 vite e ndanin pushtetin me lugë floriri, sot nga opozita bërtasin: “Pse nuk ka shqiptar në krye të Bankës Popullore?”

E pra, askush nuk i ka penguar ta bëjnë, por nuk e bënë! Sepse për BDI-në, pushteti nuk ishte për shqiptarët, por për xhepat e vet. Guvernatori u harrua, por tenderët dhe luksin nuk i harruan kurrë.

Faktet flasin vetë!
-BDI nuk premtoi se Drin Ahmeti do të bëhej milioner, por e bënë!
-BDI nuk premtoi bixhoz në çdo cep të familjeve shqiptare, por e sollën!
-BDI nuk premtoi se do ta lironin Mijallkovin nga burgu, por e bënë!

Tani kanë guximin të kërkojnë llogari për diçka që vetë e premtuan, por nuk e realizuan kurrë.

VLEN nuk mashtron, nuk gënjen dhe nuk shet patriotizëm të rrejshëm. Ne nuk kemi premtuar guvernator, sepse nuk bëjmë teatër me ndjenjat e shqiptarëve.

Kur premtojmë – ne realizojmë!