Vetëvritet me pistoletë brenda në makinë një grua te Liqeni i Thatë në Tiranë

Një grua është gjetur e pajetë brenda një automjeti në zonë e Liqenit të Thatë në kryeqytet.

Sipas policisë, 38-vjeçarja është vetëvrarë brenda një makine tip Volvo, të parkuar në sheshpushimin poshtë pallatit.

Burime bëjnë me dije se viktima ka qenë e ulur në vendin e pasagjerit kur është gjetur nga policia që është lajmëruar nga motra e 38-vjeçares.

Ende janë të paqarta motivet e kësaj ngjarjeje. /Euronews/