Beteja financiare mes Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappe ka hyrë në një fazë të re këtë javë, me klubin francez që ka kundërsulmuar ligjërisht ish-sulmuesin e tyre.
Mbappe, i cili u largua verën e kaluar si lojtar i lirë për t’iu bashkuar Real Madridit, kërkoi nga PSG pagën për tre muajt e fundit si dhe disa bonuse të prapambetura. Fillimisht, ai e fitoi betejën në gjykatë.
Në prill, gjykata urdhëroi sekuestrimin e 55 milionë eurove nga llogaritë e PSG-së në favor të Mbappes, si pjesë e kërkesës së tij për kompensim financiar. Por PSG nuk u dorëzua.
Të hënën, klubi francez ndërmori një hap të ri, duke kërkuar ndalimin e këtij sekuestrimi. Ata pretendojnë se Mbappe dhe avokatët e tij nuk kanë paraqitur prova të mjaftueshme për të justifikuar këtë shumë.
Çështja do të shqyrtohet më 26 maj, por ndërkohë PSG ka nisur edhe një kundërpaditje të fortë ndaj lojtarit. Ata kërkojnë një shumë marramendëse prej 98 milionë eurosh nga Mbappe.
Sipas avokatit të PSG-së, Renaud Semerdjian, kjo shumë kërkohet për “taktikat vonuese” të lojtarit, të cilat sipas tyre i kanë shkaktuar dëm financiar klubit.
Sherr në dhomën e zhveshjes së Real Madridit, Modric përplaset me një tjetër yll madrilen
Lexo po ashtu
Sherr në dhomën e zhveshjes së Real Madridit, Modric përplaset me një tjetër yll madrilen
Kjo është vetëm kapitulli i radhës në sagën e gjatë dhe të tensionuar mes Mbappes dhe ish-klubit të tij. Edhe pse largimi sportiv u realizua, pasojat ligjore dhe financiare po zvarriten.
Mbetet për t’u parë se si do të përfundojë ky konflikt, i cili ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe mediave në të gjithë botën e futbollit.