Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, e priti sot në takim një delegacion nga Fakulteti Juridik i Universitetit “Aristotel” të Selanikut, me qëllim vendosjen e bashkëpunimit akademik ndërmjet dy institucioneve. Delegacioni grek përbëhej nga Prof. Dr. Panagiotis Glavinis – dekan i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Angelos Kornilakis – profesor i së drejtës civile, Aris Tachinozlis – koordinator i kongresit dhe Alexandar Bondiek – sekretar i programit të masterit në gjuhën angleze, për të drejtën evropiane të biznesit dhe ekonomisë. Në pritjen zyrtare morën pjesë edhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Salajdin Salihi, prodekania për shkencë në Fakultetin Juridik, Prof. Dr. Njomza Selimi – Osmani, udhëheqësja e zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare, Doc. Dr. Hatibe Deari – Zeqiri, si dhe znj. Valmisa Novi, udhëheqëse e kabinetit të Rektorit.
Gjatë këtij takimi u nënshkrua memorandum bashkëpunimi ndërmjet Fakultetit Juridik të Universitetit “Aristotel” dhe Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës, që synon thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme akademike dhe kërkimore, me fokus në afrimin e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian dhe harmonizimin e legjislacionit vendor me kornizën ligjore acquis communautaire.
Sipas marrëveshjes, Qendra për Kulturën Evropiane Juridike e Universitetit “Aristotel” do të shërbejë si mekanizmi kryesor për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta. Po ashtu, çdo vit do të ofrohet një bursë në formë të përjashtimit nga tarifa e shkollimit për një të diplomuar nga UT-ja, i cili do të ketë mundësinë të ndjekë studimet master në programin anglishtfolës LLM në të drejtën evropiane të biznesit dhe ekonomisë, me kusht që pas përfundimit të studimeve të kontribuojë në procesin integrues të vendit.
Përmes kësaj marrëveshjeje, UT-ja synon të forcojë kapacitetet e veta akademike dhe kërkimore, të nxisë mobilitetin studentor dhe të kontribuojë në proceset integruese të vendit drejt Bashkimit Evropian.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Serbia arreston një kosovar në Merdare
- Osmani për kopshtet dhe çerdhet: Çdo investim tek fëmijët është investim në të ardhmen
- E rëndë në Lezhë/ Preku kabllon elektrike duke ecur në rrugë, humb jetën 16-vjeçarja
- Bujar Osmani: Respekti dhe barazia mësohen që në çerdhe
- Publikohet foto e autorit që vrau dy persona e plagosi dy të tjerë në Shkodër
- ASh: Serbia promovon vojvodën çetnik – VLEN as që e dinë se çka po ndodh!
- Atentati me dy viktima në Shkodër/ Flet Erogen Brajoviç: Viktimat ishin miqtë e mi, aludimet për lidhjet e mia me grupe të tjera ia lë drejtësisë…
- Moti për ditën e sotme në RMV
- Bllokada në Kuvend: Presidentja sot i dërgon komentet në Kushtetuese
- Gruaja nga Ferizaj që u raportua e zhdukur, gjendet në Beograd duke bashkëjetuar me një burrë tjetër