Trump pritet të marrë një dhuratë në vlerë të 400 milionë dollarëve nga familja mbretërore e Katarit
Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të pranojë një “pallat fluturues” prej 400 milionë dollarësh nga familja mbretërore e Katarait për t’i shërbyer si avion presidencial për pjesën tjetër të mandatit të tij.
Dhe në një shenjë të jashtëzakonshme të miqësisë midis Trumpit dhe familjes mbretërore të Katarit, avionic I pasur thuhet se do të transferohet në pronësi të fondacionit të bibliotekës presidenciale të Trumpit deri në fund të mandatit të tij.
Kjo në mënyrë efektive siguron që avioni të mbetet në posedim të Trumpit në vend që t’i kalojë një presidenti të ardhshëm ose të kthehet në Katar. Dhurata thuhet se pritet të shpallet javën e ardhshme kur Trumpi të vizitojë Katarin, por oferta ende nuk është pranuar zyrtarisht.
“Çdo dhuratë e dhënë nga një qeveri e huaj pranohet gjithmonë në përputhje të plotë me të gjitha ligjet në fuqi”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.