Trump: Ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se do të kthehet në vend pas përfundimit të turneut të tij në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Këshillin e Biznesit SHBA-EBA, Trump tha se ka lindur nipi i tij dhe se ai do të kthehej në vendin e tij pas turneut në Lindjen e Mesme për ta parë atë.

“Ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës. Të gjithë thanë se (presidenti rus Vladimir) Putin do të shkonte. Unë thashë ‘nëse nuk shkoj unë, ju garantoj se Putini nuk do të shkojë’, dhe ai nuk shkoi”, tha Trump lidhur me pjesëmarrjen e tij në bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës të organizuara nga Turqia në Stamboll.

Kur u pyet se kur do të takohej me Putinin, Trump u përgjigj: “Në fakt do të largohesha nga këtu. Dua të shoh nipin tim të bukur”. Ai potencoi se do ta organizojnë këtë takim sa më shpejt të ishte e mundur.

Sa i përket Gazës, e cila është nën sulmet intensive të Izraelit dhe e cila po përjeton krizë humanitare për shkak të mos lejimit të ndihmës humanitare, Trump tha: “Ne duhet ta zgjidhim këtë. Shumë njerëz po vdesin nga uria. Po ndodhin shumë gjëra shumë të këqija”.

Presidenti amerikan theksoi se bota ka filluar të bëhet një vend më i sigurt dhe se do të bëhet një vend shumë më i sigurt brenda 2-3 javësh.