Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk do të ketë lëvizje në bisedimet e paqes në Ukrainë pa takimin e tij me homologun rus Vladimir Putin.
“Asgjë nuk do të ndodhë derisa unë dhe Putini të takohemi”, u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One pak para se të zbriste në Emiratet e Bashkuara Arabe në ndalesën e tretë të udhëtimit të tij në Lindjen e Mesme.
Ndërkohë sot në Ankara të Turqisë është duke qëndruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ku është duke u takuar me presidentin turk Recep Tayiip Erdogan. Aty kishin për të shkuar edhe Trump dhe Putin, por njoftuan se nuk do të jetë të pranishëm sot, shkruan Reuters.