Toshkovski: MPB nuk ishte e informuar dhe as përgjegjëse për përdorimin e mjeteve piroteknike në diskotekën “Pulse”
Ministria e Brendshme (MPB) nuk ishte as e informuar dhe as përgjegjëse për përdorimin e piroteknikës në diskotekën “Pulse” në Koçan, ku 62 persona vdiqën në zjarrin që shpërtheu më 16 mars.
Këtë e deklaroi në “Samo Intervju” ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski.
“Dispozitat ligjore përcaktojnë që që Ministria e Brendshme të japë miratim, pëlqim e kështu me radhë, dikush duhet ta kërkojë më parë. Në situatën specifike, një kërkesë e tillë nuk është paraqitur nga askush, as nga ata që i përdorën ato dhe as nga menaxherët e klubit”, thotë Toshkovski.
Gjithashtu pati gati 200 të lënduar në zjarr, ndërsa hetimi pritet të përfundojë deri më 17 qershor.
Nga pamjet filmike që dolën menjëherë pas zjarrit, u pa se tavani mori flakë nga një shkëndijë nga mejtet piroteknike.