Të shtëna me armë në Laç, dyshohet për dy të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Laç, mesditën e kësaj të shtune.

Dyshohet për dy të plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë gjykatës në Laç.

Sipas informacioneve paraprake, tre të rinj janë qëlluar me armë dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Po ashtu, është plagosur edhe një grua, e cila ndodhej në vendin e ngjarjes duke shitur qirinj.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes.
Hetimet janë në vijim dhe pritet një reagim zyrtar nga Policia për sqarimin e plotë të rrethanave.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ende nuk dihet për personat e përfshirë në përplasjen me armë zjarri dhe të plagosurit, që dyshohet të jenë dy deri më tani.

Lajmi në vijim…