Të paktën 60 persona kanë humbur jetën nga sulmet izraelite në gjithë Gazën gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë në Gaza.
Izraeli po përballet me kritika gjithnjë e më të mëdha ndërkombëtare për ofensivën e fundit.
Qeveria izraelite është nën presion që të lejojë ndihmën humanitare në Gaza, ku kriza humanitare është vlerësuar si katastrofike.
Rripi është nën bllokadë izraelite prej gati tre muajsh, dhe ekspertët paralajmërojnë se shumë nga dy milionë banorët e Gazës po përballen me urinë.
Izraeli ka bërë të ditur se do të vazhdojë sulmet kundër Hamasit derisa të lirohen të gjithë 58 izraelitët, pengje të Hamasit, nga të cilët besohet se më pak se gjysma janë ende gjallë, dhe derisa të “shkatërrohet” Hamasi.
Ndryshe, lufta mes Hamasit dhe Izraelit ka filluar 7 tetor të vitit 2023, ku kanë mbetur mijëra të vdekur në radhët e palestinezëve.