Sektori i Punëve të Brendshme Shkup ka njoftuar se më 11 maj 2025, të dielën, duke filluar nga ora 08:30 deri në ora 10:30 do të ketë regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup.
Regjimi i veçantë vjen ngaqë në atë periudhë të ditës do të zhvillohet garë vrapimi.
Gara e vrapimit do të fillojë nga bulevardi “Ilinden” – te “Fontana”, do të vazhdojnë drejt udhëkryqit me rrugën “Nikolla Parapunov”, më pas te udhëkryqi me bulevardin “Aradhet partizane”, në të djathtë drejt urës “Vllajko”. Kthimi do të bëhet drejt rrugës “Lubjana”, rrugës “Nikolla Parapunov” dhe bulevardi “Ilinden” deri te qëllimi i lokacionit – “Fontana” në bulevardin “Ilinden”.
SPB Shkup apelon deri te të gjithë qytetarët në komunikacion që t’i respektojnë urdhrat e policëve.