Taravari: Shkarkohet Yllka Nuredini, Viola Ramadani do të udhëheq me shtabin e FRASH në zgjedhjet lokale
Yllka Nuredini u shkarkua nga pozita e kryetares së FRASH-it, tha kreu sot kreu i ASH-së Arben Taravari, dhe bëri të ditur se ne vend të saj është emëruar Viola Ramadani. Taravari tha se Viola Ramadani së bashku me Besir Mehmetin dhe anëtarët e tjerë të FRASH-it do ta udhëheqin fushatën në zgjedhjet lokale.
“Yllka Nuredini zgjodhi të shkojë në anën e Adnan Azizit dhe Izet Mexhitit. Ne i urojmë Yllkës shumë shëndet dhe shumë suksese. I falënderojmë për angazhimin e deritanishëm. Pasi që Kuvendi vendosi njëzëri, jemi para zgjedhjeve, ta zgjedhim kryetarin e shtabit të FRASH për zgjedhjet lokale të cilat janë shumë të rëndësishme për ASH-në dhe vendimi ishte unanim që Viola Ramadani së bashku me Besir Mehmetin, së bashku me nënkryetarët e FRASH dhe të gjithë komplet ekipin që janë këtu ta udhëheqin komplet fushatën”, tha Taravari.