Syarta Saliu Osmani sonte është shpallur Kryetare e Asamblesë së Gruas në Kërçovë.
Njoftimin për zgjedhjen e Saliu Osmanit e ka njoftuar kryetari i ASH-së, Arben Teravari, i cili ka qenë pjesëmarrës në këtë mbledhje me disa nga bashkëpartiakët.
“Jam i bindur që ajo të drejtojë këtë strukturë në mënyrën më të mirë duke pëcjell sa më shumë Zërin e Njerëzve që është promotori ynë kryesor”, shkruan kryetari i ASH-së, Arben Taravari.
Në zgjedhjen e kryetare në Kërçovë ka marr pjesë edhe kryetarja e Asamblesë së ASH-së, Elfete Ismaili.
Ndryshe, kryetari i ASH-së, Arben Taravari që mbrëmë nga Kuvendi partiak në Kumanovë paralajmëroi riorganizim të strukturave partiake, e gjithë kjo për zgjedhjet lokale për të cilat ASH ka filluar tashmë parafushatën.