Studentët nga Fakulteti i Teknologjive Informatike dhe Komunikimit në Manastir do të jenë praktikantë në MASH
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e zgjeron bashkëpunimin me institucionet e
arsimit të lartë, duke mundësuar pjesëmarrjen e studentëve në avancimin e
punëve dixhitale dhe përshpejtimin në dixhitalizimin e arsimit. Studentët në
Fakultetin e Teknologjive Informatike dhe Komunikimit në Manastir do të jenë
praktikantë në Ministri, për të cilën është nënshkruar memorandum.
Studentët do të marrin pjesë në realizimin e nevojave operative të ministrisë, për
të cilat do të kenë mbështetje mentorimi. Kjo përvojë do t’u mundësoj zbatimin
e njohurive në kushte reale, gjë që do t’i ndihmojë në zhvillimin profesional dhe
përgatitjen për karrierë në industrinë e IT-së. Gjithashtu do të përfshihen edhe
në realizimin e trajnimeve për sigurinë kibernetike dhe zbatimin e teknologjive
të reja, të destinuara për mësimdhënësit dhe nxënësit.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e hapur për bashkëpunim me
komunitetin akademik. Më parë, memorandumi për bashkëpunim ishte i lidhur
edhe me Fakultetin e Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike në
Shkup.