SPGPM: Rënia e Indeksit Botëror për lirinë e mediave është pasqyrim i situatës në Maqedoni

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) reagoi ndaj rënies me gjashtë vende të Maqedonisë në Indeksin Botëror të Lirisë së Mediave për vitin 2024, duke theksuar se kjo është një rezultat i drejtpërdrejtë i përkeqësimit të mjedisit mediatik dhe problemeve të pazgjidhura sistemike me të cilat përballen gazetarët në vend.

“Vlerësimi i Reporterë pa Kufij në raportin e tyre mbi lirinë e medias në Maqedoni është një pasqyrim real i mjedisit në të cilin punojnë gazetarët dhe punonjësit e medias në vend”, thuhet në kumtesën e SPGPM-së.

Ata shtojnë se janë pikërisht parametrat kryesorë për të cilët Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) paralajmëron vazhdimisht që kontribuan në këtë rënie të indeksit të lirisë së medias.

“Si më alarmante e konsiderojmë financimin e mediave, i cili është jotransparent, i pamjaftueshëm dhe me qëndrueshmëri që vihet vazhdimisht në pikëpyetje, duke i bërë gazetarët dhe integritetin e tyre të ndjeshëm ndaj ndikimit nga qendra të ndryshme të pushtetit”, shtojnë nga SPGPM.

Raporti i Reporterë pa Kufij, i cili e rendit Maqedoninë në vendin e 42-të nga 180 vende, vëren nevojën për reforma urgjente të ligjvënies mediatike dhe mbrojtjes së gazetarëve nga paditë SLAP – padi që përdoren si mjet presioni dhe frikësimi.

“Prandaj, SPGPM kujton gjetjet dhe përpjekjet e nevojshme për të përmirësuar mjedisin e punës së gazetarëve dhe punonjësve mediatik, të cilat ishin pjesë e Deklaratës së publikuar në fillim të prillit, e cila rezultoi nga “Misioni për Shqyrtimin dhe Avokimin për të Drejtat e Punës dhe Profesionale të Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik”, i cili u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, Entoni Belanzher”, plotësojnë nga SPGPM.