SKANDAL në Spitalin e Tetovës/ Naim Ismaili me urdhër të Bilall Kasamit rahaton “baxhanakun” dhe disa familjarë (VIDEO)

Pas publikimeve se kryetari i Këshillit Komunal, Naim Ismaili, ka rahatuar baxhanakun e tij në Spitalin e Tetovës, mbrëmë ka shpërthyer një përplasje e ashpër mes kryetarit të Komunës, Bilall Kasami, dhe vetë Ismailit.
Naim Ismaili thuhet se kishte marrë përgjegjësi nga Kasami për t’u kujdesur për emërimet kadrovike në këtë institucion, por ka nisur me punësime të familjarëve të tij, duke filluar me baxhanakun dhe më pas duke ngritur edhe bashkëshorten e tij dhe të afërm të tjerë në pozita të ndryshme.
Burime nga brenda subjektit politik BESA pohojnë se skandali ka shkaktuar përplasje dhe ofendime të rënda mes Kasamit, Ismailit dhe disa anëtarëve të tjerë të partisë.
Skandali ka rrënjë edhe më të thella. Koordinatori i Lëvizjes Demokratike, të cilit Izet Mexhiti i ka besuar një pozitë kyçe, dyshohet se në këmbim të kalimit të një parcele ndërtimore në Këshill, ka lejuar Naim Ismailin të ushtrojë ndikim të paligjshëm në Spitalin e Tetovës, duke e trajtuar si pronë private.
Përveç baxhanakut dhe bashkëshortes, Ismaili dyshohet se ka vendosur familjarë të tjerë në komisione dhe pozita të larta, duke u siguruar që të përfitojnë deri në 3-4 paga njëkohësisht. Emrat dhe vendimet për këto punësime pritet të publikohen së shpejti me dokumente të arkivuara.
Ndërkohë, rreth 100 motra medicinale që kanë shërbyer pa pagesë gjatë pandemisë së COVID-19 janë pa rroga dhe kontrata tashmë prej tre muajsh, duke u lënë në një situatë të mjerueshme dhe të pasigurt.
Në vetëm pak muaj, janë evidentuar qindra SKANDALE në këtë institucion, ndërsa publiku përballet me mungesë barnash, përfshirë ilaçe për fëmijë dhe të moshuar.

Portali TS, ditëve në vijim do të publikojë të gjithë të emruarit e ngritur në pozita udhëheqëse në këtë institucion e që janë familjarë të Këshilltarit Komunal të Tetovës Naim Ismailit.