Shqiptaro-amerikani reagim ndaj LDK-së: Të viktimizohet krejt një parti, është qesharake – Koalicioni ishte për ta shans historik!
Agim Aliçkaj ka reaguar ndaj reagimeve që dolën pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, në të cilën u përdor fjala “hajvan”, gjatë fushatës zgjedhore.
Në një status të gjatë, ai e quan qëndrimin e disa anëtarëve të LDK-së si viktimizim qesharak me qëllim arsyetimi për dështimet e brendshme.
Postimi i plotë:
VIKTIMIZIM QESHARAK ME QËLLIM ARËSYETIMI PËR KEQVEPRIM
Ëëë “na ka thonë Albini hajvana” …
Thashë ta shoh video-klipin edhe njëherë si është puna. Po e citoj KM Albin Kurti gjatë kampanjës zgjedhore:
“Thojshin se buxheti i shtetit do të bëhet më i madh se bruto-produkti vendor. Hajvanat… Jepshin premtime për koeficientë më shumë se programin e tyre. Çfarë hajvanash… Ka kalue koha e hajvanatit…”. E para, fjala hajvan është përdorë nga Kurti për padituri, siç e përdorë edhe populli, shpesh i ka thënë edhe baba djalit apo në vëllau vëllaut. E dyta, është thënë për persona të caktuar, jo për të gjithë. E treta, a ishin ato thënje premtime të kota të parealizueshme?
Mendoj se z. Kurti është dashtë të përdorë fjalorë, më të përshtatshëm, ose humorist. Psh. gjakovarët e përdorin fjalën “muhalife” , apo “a po ju majnë nxetë dyert e oborrit”, etj.
Por, të viktimizohet krejt nji parti, është qesharake.
Në të vërtetë, po disave prej nesh po na shkon mendja, a mos ka LDK, probleme tjera, si psh. oligarkësh apo zëdhendsash të kotë të regjimit serb?!
PS. Mendoj se oferta e KM Kurti LDK-së, për koalicion, ishte për ta shans historik të këthehen kah shteti i tyre. Por, nejse, ata e dinë më mirë! Ndoshta!