Shoferi i një kamioni në Shkup rrihet brutalisht me mjete të forta pasi iu bllokua rruga nga tre persona

Më 24.05.2025, në orën 16:54, në SPB Shkup, A.T. (30) nga fshati Inxhikovë, Shkup, raportoi se rreth orës 16:20, në territorin e komunës Aerodrom, ndërsa po udhëtonte me një automjet transportues, tre persona me një veturë i kishin bllokuar rrugën.

Njëri prej tyre e kishte sulmuar fizikisht, ndërsa dy të tjerët kishin tentuar ta nxirrnin me forcë nga automjeti. Pasi arriti të largohej nga vendi i ngjarjes, ata e ndoqën, e arritën dhe e sulmuan brutalisht me mjete të forta, duke i shkaktuar dëmtime trupore dhe dëmtuar automjetin.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.