Shoferi i dehur me BMW-në e tij përplaset me veturën e MPB-së në Shkup – nuk iu bind urdhrit të policisë

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se mbrëmë rreth orës 20:40 në bulevardin “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup, një veturë BMW me targa të Shkupit, e drejtuar nga Sh.E. (55) nga Shkupi, nuk është ndalur në shenjën e ndalimit të dhënë nga zyrtarët policorë të SPB Shkup dhe pas një kohe të shkurtër është përplasur me një veturë “Golf”, pronë e MPB-së.
Pas masave të ndërmarra, është konstatuar se Sh.E. e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.

Është kryer inspektim nga ekipi hetimor i SPB Shkup dhe është njoftuar Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standardet Profesionale.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet parashtresë përkatëse.