Sekretarja e përgjithshme Dimovska në Takimin e 4-të të Sekretarëve të përgjithshëm të anëtarëve të AP-së së Mesdheut

Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Nikolla Gjoshevski, do të marrin pjesë në Takimin e Katërt të Sekretarëve të Përgjithshëm të Anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut, që do të mbahet në Marrakesh të Marokut, më 21 dhe 22 maj 2025.

Takimi i Sekretarëve të Përgjithshëm i paraprin Forumit Parlamentar të organizuar nga Asambleja Parlamentare e Mesdheut, i cili do të mbahet në Marrakesh të Marokut.

Temat e Takimit që do të trajtojnë sekretarja e përgjithshme Dimovska dhe zëvendësi Gjoshevski janë kontributi i Asamblesë Parlamentare të Mesdheut në Paktin e ri të BE-së për Mesdheun dhe kontributi i anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut në Traktatin për të Ardhmen e Kombeve të Bashkuara. Në margjinat e takimit, Dimovska dhe Gjoshevski pritet të zhvillojnë disa takime dypalëshe.

Asambleja Parlamentare e Mesdheut (PAM) është organizatë ndërkombëtare e themeluar në vitin 2005 nga parlamentet kombëtare të vendeve të rajonit euro-mesdhetar. Është pasardhësi ligjor i Konferencës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Mesdhe (KSBM), e nisur në fillim të viteve ’90-ta. Asambleja Parlamentare e Mesdheut (PAM) është organizatë ndërkombëtare që bashkon 34 parlamente anëtare nga rajonet euro-mesdhetare dhe të Gjirit për të diskutuar dhe përballur çështjet kritike, të tilla si konfliktet rajonale, siguria dhe lufta kundër terrorizmit, krizat humanitare, integrimi ekonomik, ndryshimet klimatike, migrimi masiv, arsimi, të drejtat e njeriut dhe dialogu ndërfetar.