3BBY6JA Sinsheim, Deutschland. 17th May, 2025. Leroy Sane (FC Bayern Muenchen, #10) GER, TSG 1899 Hoffenheim vs. FC Bayern Muenchen, Fussball, Herren, 1. Bundesliga, 34. Spieltag, Spielzeit 2024/2025, 17.05.2025, DFL/DFB REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS AS IMAGE SEQUENCES AND/OR QUASI-VIDEO, Foto: Eibner-Pressefoto/Wolfgang Frank Credit: dpa/Alamy Live News
Xavi Simons është një nga talentet më emocionues në Bundesligë dhe 22-vjeçari shkëlqeu këtë sezon me fanellën e RB Leipzig, duke rënë në sy për teknikën, kreativitetin dhe shkathtësinë e tij.
Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, interesimi për holandezin po rritet dhe Bayern Munich është ndër klubet që po e ndjekin nga afër situatën e tij.
Simons shihet si një alternativë ideale për Bayernin, veçanërisht në rast se Leroy Sane largohet gjatë verës. Bisedimet për rinovim me yllin gjerman kanë ngecur dhe një largim si lojtar i lirë duket gjithnjë e më i mundshëm.
Fleksibiliteti i Simons e bën atë shumë të vlefshëm në skemën e Vincent Kompany, pasi ai mund të luajë si në krah, ashtu edhe në qendër të sulmit, një profil që përputhet me filozofinë taktike të trajnerit të ri.
Megjithatë, Leipzig kërkon një shumë të majme për ta lënë të lirë: thuhet se çmimi i tij varion mes 70 dhe 80 milionë euro.
Për Bayernin, një marrëveshje do të ishte e mundur vetëm nëse gjenerohen të ardhura nga shitjet ose nëse dështon transferimi i Florian Wirtz, që konsiderohet objektivi kryesor.
Një tjetër faktor që mund të ndikojë është fakti që Leipzig nuk siguroi pjesëmarrje në garat evropiane. Kjo e bën më të mundshëm largimin e Simons gjatë kësaj vere.
Vetë lojtari është gati për hapin tjetër në karrierë dhe dëshiron të luajë në një klub të madh që garon rregullisht në Ligën e Kampionëve.