Shkruan: Merxhan Jakupi
Ceremonia e 80-vjetorit të fitores mbi fashizmin, në Sheshin e Kuq të Moskës, më 9 maj, tregon se bota është e ndarë në dy pole: demokracitë liberale dhe bota me regjime diktatoriale, autoritare dhe despotike.
Para dy dekadash, në jubileun e fitores në Sheshin e Kuq, morën pjesë shumë liderë botërorë: Xhorxh Bushi Junior, presidenti francez Zhak Shirak dhe shumë liderë nga Perëndimi dhe mbarë bota.
Në Moskë, në Sheshin e Kuq, në festimin dhe paradën e 80-vjetorit të fitores ndaj fashizmit dhe nacional-socializmit, merrnin pjesë shumica e burrështetasve dhe liderëve nga shtetet autoritare, totalitare dhe diktatoriale.
Ndër liderët e këtyre shteteve ishte presidenti i Serbisë, i vetmi politikan nga Europa dhe Ballkani.
Në këtë jubile, nuk mori pjesë popullisti dhe autokrati Orbani, një ndër aleatët dhe miqtë më të ngushtë të Putinit. Aleksandër Vuçiç, së bashku me pinjollin e tij politik, liderin e serbëve të Bosnjës, qëndruan krah për krah me Putinin dhe liderët autoritarë, totalitarë dhe tiranikë. Në këtë mënyrë, ai u legjitimua si autokrat dhe autoritar.
Aleksandër Vuçiç dhe Milorad Dodik, me pjesëmarrjen e tyre në Sheshin e Kuq, në fakt, kanë fyer jo vetëm Ukrainën, por edhe të gjithë Europën.
Të shkosh në Moskë, krah për krah, dhe të puthësh një kriminel lufte, i dënuar për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare, mbetet absurd dhe paradoks më vete.
Serbët kanë qenë aleatë tradicionalë me Rusinë që kur Rusia Cariste, në fillim të shekullit nëntëmbëdhjetë, doli në skenë. Në Luftën Ruso-Turke (1876–1878), forcat ruse së bashku me ato serbe kryen gjenocid dhe spastrim etnik në trojet shqiptare: në Toplicë, Vranjë dhe deri në Nish.
Kjo aleancë mes Rusisë dhe serbëve në Ballkanin Perëndimor u ndërpre pas Luftës së Dytë Botërore. Në janar të vitit 1948, Tito u shkëput nga Stalini. Shumica e serbëve dhe malazezëve komunistë ishin me Armatën e Kuqe dhe me Stalinin. Fati i Jugosllavisë federale ishte se fraksioni i liderëve komunistë dhe liberalë nga Kroacia dhe Sllovenia ishin kundër Kremlinit.
Disidenti komunist malazez Millovan Gjillas, në memoaret e tij, ka shkruar se fati që Jugosllavia u shkëput nga Bashkimi Sovjetik ishte vendimtar. Shumë politikanë serbë dhe malazezë donin t’i bashkoheshin Bashkimit Sovjetik si “republika e gjashtëmbëdhjetë”.
Pas shpërbërjes së ish-federatës jugosllave, serbët në Serbi dhe në Republikën Sërpska vazhduan aleancën tradicionale me Rusinë.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, deri më tani ka ecur një hap me Kremlinin dhe një hap me Brukselin. Vuçiq ka qenë i përkëdhelur nga kancelaritë e Brukselit për shkak të interesave ekonomike, siç janë transaksionet dhe eksplotacionet minerale të litiumit nga Gjermania dhe blerja e avionëve ushtarakë (Rafale).
LIDERI DONKISHOTESK
Shkuarja spektakolare e Vuçiqit në Filadelfia dhe përpjekja për takim me Donald Trump-in rezultoi me një fiasko. Tash, Vuçiq, duke parë ndryshimet në establishmentin gjeopolitik dhe gjeostrategjik, të Donald Trump-it dhe Vladimir Putinit, tenton t’ia kthejë shpinën Bashkimit Europian dhe të jetë aleat i dy burrështetasve më të fuqishëm në botë.
I zhgënjyer nga Trump-i, Vuçiqi nuk arriti të realizonte takimin me të, ashtu siç nuk arriti të realizojë edhe objektivat e tjerë të vizitës, heqjen e tarifave doganore, zhvillimin e transaksioneve ekonomike dhe shtyrjen përpara të çështjes së Kosovës, për të rikthyer reputacionin dhe kredibilitetin e tij ndaj Shtëpisë së Bardhë.
Pas dështimit të vizitës në SHBA, Vuçiq shkoi në Moskë tek “vëllai i madh”.
Sipas analistëve, vizita e Vuçiqit e ka larguar Serbinë nga integrimi dhe hyrja në Bashkimin Europian. Serbia mbetet e fundit pas Bosnjës, përsa i përket anëtarësimit në BE.
Sipas sondazheve, Mali i Zi dhe Shqipëria shihen si vende me potencial real për të hyrë në BE deri në fund të vitit 2030. Maqedonia e Veriut, me ardhjen në pushtet të VMRO-së, ka ngecur dhe është larguar hyrjes në BE.
Subjektet politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, qoftë në mazhorancë apo opozitë, nuk kanë influencë për të ushtruar presion mbi elitën politike maqedonase. Ndikimi i partive shqiptare është si një gjethe ose një fletë molle që noton sipër një lumi.
Sipas analistit të politikës së jashtme serbe, Boshko Jakshiç, Serbia është një shtet i vogël. Aleksandër Vuçiq tenton të imitojë liderët e mëdhenj botërorë, siç janë Taip Erdogan dhe Orban. Presidenti ynë, thotë Jakshiç, është si ata kuajt e paushqyer dhe të dobët që dalin në gara me kuaj gjigantë dhe të ushqyer mirë. Është si të dalësh rival me makinën tonë “Zastava” kundër një Ferrari ose Mercedesi .
Boshko Jakshiç thekson se, nëse Vuçiç dhe elita politike serbe vazhdojnë të largohen nga Bashkimi Europian, Serbia në të ardhmen ka të ngjarë të mbetet në një “sanduiç” mes shteteve të NATO-s dhe BE-së. Edhe po të dojë Serbia të bashkohet me “guvernën” ruse, Rusia nuk do ta pranojë.
“Ne serbët, edhe pse na lidh pansllavizmi, ortodoksia dhe kultura sllave, por sllavët e jugut, së bashku me serbët, shekuj me radhë kanë qenë të lidhur më me popujt e Europës Perëndimore,” thekson Jakshiç.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Kurti e nis fushatën për zgjedhjet lokale, VV thotë se ia ka marrë LDK’së një emër të njohur në Prizren
- Nga 968 kundërvajtje komunikacioni dje, 636 për vozitje të shpejtë
- Numërohet kutia e parë me elektronikë në zgjedhjet e Shqipërisë, dalin rezultatet
- Aksident me të lënduar në rrugën rajonale Shkup-Tetovë
- Zgjedhjet në Shqipëri: Kanë mbërritur 191.912 zarfe fletëvotimi nga votuesit nga jashtë
- Policia e Tetovës sanksionon 132 drejtues mjetesh
- Sali Berisha i reagon ashpër Baton Haxhiut, e quan “gënjeshtar të gatshëm” ndërsa Exit Pollin “të pretenduar”
- Aleanca që po shpërbëhet mes kujtimeve dhe gabimeve!
- “Ooo Rameee” si doli me vota Lulzim Basha sipas Exit Pollit
- Kryetari i Këshillit Evropian, Koshta të enjten në Shkup