Renditja e Shqipërisë, Dafina Zeqiri: Politika e Eurovizionit ta ngrit shtypjen

Shqipëria përfaqësohej këtë vit në Eurovizion nga grupi Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”, e cila mori shumë pëlqime dhe u vlerësua me 173 pikë nga publiku.

Megjithatë, performanca e tyre përfundoi në vendin e tetë në finalen e madhe, duke ngjallur reagime të ndryshme nga publiku dhe artistët shqiptarë.

Një prej mbështetëseve më të mëdha të këtij rrugëtimi ishte këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila nuk hezitoi të shprehë zhgënjimin e saj përmes një postimi në rrjete sociale.

“Politika e Eurovizionit ta ngrit shtypjen”, ka shkruar shkurt artistja, duke lënë të nënkuptohet se renditja e Shqipërisë nuk ishte e drejtë dhe se rezultatet u ndikuan nga faktorë të jashtëm, jo vetëm nga performanca muzikore.