Reagon Arben Fetai pas vendimit të deputetes Mimoza Musa për të qëndruar në VLEN

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka përshëndetur vendimin e deputetes Mimoza Musa për të qëndruar pjesë e grupit parlamentar të koalicionit VLEN, duke e vlerësuar si një akt të guximshëm dhe me integritet të lartë politik.

Postimi i plotë:

Respekt dhe mirënjohje për qëndrimin tënd të palëkundur, e dashur Mimoza.
Në një kohë sfiduese politike, kur shumë zgjedhin heshtjen apo kompromisin, ti qëndrove e palëkundur në bindje, besnike ndaj besës së dhënë 107.000 votuesve tanë dhe idealeve për ndryshim.
Je shembulli më i mirë i përfaqësimit të ndershëm, ku fjala, qëndrimi dhe veprimi ecin bashkë. Je frymëzim për brezat e rinj, të cilët kanë nevojë të mësojnë se politika jo vetëm që mund të jetë, por edhe duhet të jetë e ndershme.
Urime për integritetin dhe guximin tënd. Shqiptarët kanë nevojë për zëra si ti!