Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku në konferencë për media, tha se ky koalicion në ditët në vijim do t’i ketë 10 deputetët, ndërsa shpresojnë se do t’i kenë 11, 12 apo 14.
“Ne e kemi njoftuar kryetarin e Kuvendit me anëtarët e këtij grupi dhe kemi kërkuar që ky rikonfigurim i grupit parlamentar të reflektohet edhe në komisionet përkatëse parlamentare. Presim që ditëve në vijim ta përmbushim edhe këtë detyrim. Po e shfrytëzoj këtë rast që t’ju drejtohem atyre 107 mijë votuesve që votuan për koalicionin VLEN se ne deputetët këtu vazhdojmë të mbeten besnikë ndaj marrëveshjes që e kemi bërë më 8 maj 2024 me ta dhe jemi konsistent e të palëkundur ndaj përcaktimeve programore dhe premtimeve elektorale me të cilat jemi mandatuar për të qenë përfaqësues të popullit”, tha Qoku.
AI ju bëri thirrje deputetëve tjera shqiptarë, posaçërisht atyre që janë mandatar me koalicionin VLEN, t’i bashkohen këtij grupi.
“Ata nuk e kanë kurrkund vendin përveçse këtu mes nesh. Deputeti si përfaqësues është institucion në vete dhe ka autonominë e vendimmarrjes. Kështu që, përkundër përpjekjeve të opozitës shqiptare, më saktë liderit të BDI-së, për të shkaktuar përçarje në VLEN, më duhet ta dëshpëroj e t’i them se nuk ia ka dalë. Ai mund ta ketë joshur ose mund ta ketë mashtruar një kryetar partie, i cili, për motive që nuk kanë më rëndësi, po e çon partinë dhe anëtarët e saj drejt greminës. VLEN vazhdon edhe më fuqishëm dhe më i bashkuar, duke qenë i bindur se qytetari shqiptar e urren përçarjen dhe e dëshiron unitetin. Zgjedhjet lokale të vjeshtës do të jenë përdëftim se ne kishim dhe kemi të drejtë dhe se kjo që e bëmë vërtet se ia VLEN”, ka deklaruar Bekim Qoku.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Arben Fetai: Gazetaria që nuk frikësohet nga e vërteta është themeli i shtetit, jemi në anën e Liridona Vejselit
- Zv/ministri i Bujqësisë Hoxha me lajm të mirë për fermerët!
- Hoxha-Dreksler: Mbështetja e Gjermanisë për tranzicionin energjetik dhe Agjendën e Gjelbër në Ballkan është një shtyllë kyçe për një sistem energjetik modern, të dekarbonizuar dhe të qëndrueshëm
- SHGM kundër vendimit të Gjykatës dhe në mbrojtje të fjalës së lirë dhe Liridona Vejselit
- Mickoski: Qeveria teknike le të mbetet edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pastaj ta shfuqizojmë
- Të hënën publikohet Propozim Ligji për Arsimin e Lartë në sistemin ENER
- KE cakton takim me ministrat e Ballkanit Perëndimor për problemet e transportuesve
- Limani dhe Sindikata e Arsimit dakordohen për K-15 për të gjithë mësimdhënësit
- Valdrim Neimi u zgjodh kryetar i Nëndegës Xhepçisht-PDSH
- Koci fton të gjithë në protestë për rrymën: Nëse bëhen 50 mijë reagime, nisemi menjëherë