PSG kërkon trofeun e parë, Inter kërkon të rikthejë në Itali pas 15 vjetësh lavdinë evropiane

Inter dhe PSG kanë mbyllur përgatitjet e tyre sa i përket finales së madhe të Champions League e cila do të luhet sonte në “Allianz Arena” në Munchen të Gjermanisë në ora 21:00, transmeton TV21.

Interi kërkon që të fitojë trofeun e 4 dhe pas 15 vjetësh të rikthejë në Itali lavdinë evropiane, ndërsa PSG-ja kërkon të shkruaj historinë të fitojë trofeun e parë. Për PSG kjo është finalja e dytë në Champions League e para e humbur nga Bayern 1 me 0 në Lisbon të Portugalisë në vitin 2020.