Presidenti Donald Trump bëhet gjysh për herë të 11-të

Presidenti amerikan, Donald Trump, është bërë gjysh për herë të 11-të, pasi vajza e tij Tiffany ka sjellë në jetë një djalë. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Tiffany përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar një foto të ëmbël të këmbës së foshnjës.

“Mirë se vjen në botë, djali ynë i ëmbël, Alexander Trump Boulos. Të duam me gjithë zemër! Faleminderit që erdhe në jetën tonë!”, shkruan Tiffany në postim.

Ky është fëmija i parë për Tiffany Trump dhe bashkëshortin e saj, Michael Boulos, me të cilin ajo u martua në nëntor të vitit 2022 në një ceremoni luksoze në Mar-a-Lago.

Lindja e vogëlushit Alexander e ka shtuar më tej numrin e nipërve dhe mbesave të ish-presidentit, duke e forcuar më shumë lidhjen e madhe familjare të Trumpëve.