Politikanët e rajonit të Ballkanit Perendimor më shumë fjalë për antarsimin në BE por me shumë pak punë për realizimin e këtij synimi
Ejup Berisha
A e kuptojnë politikanët e shteteve të Ballkanit Perendimor rëndë
sinë e antarsimit të vendeve të tyre në Bashkimin Europjan. Si duket jo këta nuk e kanë kuptuar dhe nuk e kuptojnë këtë gjë pasiqë po ta kishin kuptuar të njejtët do të duhej ti qaseshin më me seriozitet, më me vendosmëri dhe më me përkushtim plotë
simit të kushteve të kerkuara nga institucionet e BE-së që shtetet e rajonit të bëhen pjesë e BE-së. Po kishin bërë të njëjtët këto gjëra këta do ta kuptonin rolin dhe rëndesinë e Bashkimit Europjan dhe domosdoshmërinë e antarsimit në gjirin e saj. Ky proces kërkon shumë angazhim për ndryshime dhe përshtatje. Psh në shtetet e rajonit tonë duhet të fillohet nga ndryshimet politike institucionale dhe sistemore dhe shoqërore. Kur jemi te këto nuk mjafton të ndryshohen vetëmse rregullat formale kushtetuese e ligjore por duhet të ndodhin edhe ndryshime në aspekt faktik. Fjalën e kamë për çasjet,sjelljet, lëvizjet dhe veprimet e tyre si politikan ndaj institucioneve shtetrore dhe publike vendore si dhe ndaj qytetarëve që janë banorë të shteteve përkatëse. Pra politikanët dhe qytetarët duhet të përpiqen që sjelljet e tyre nga primitive ballkanike ti ndryshojnë në sjellje përparimtare europjane. Pyetjes se çfar do të thotë të jeshë qytetar i BE-së une i përgjigjem se duhet të plotesohen disa kushte si psh: Qytetaret duhet të jenë të ndershëm, të moralshëm, të arsyeshëm, të siçertë, të sjellshëm, të moralshëm, të matur, të butë, të durueshëm, të arsimuar, të edukuar, të kulturuar, tolerant, të arsimuar, transparent, të njerzishëm dhe solidar. Këto janë të rëndësishme që qytetarët e rajonit tonë të mund të bëhen qytetarë të BE-së. Kuptohet duke u bërë edhe punëtorë të vyeshëm, kreativ dhe të përkushtuar e jo duke ngelur përtac dhe mos dashes të punës. Fatkeqsishtë duhet thënë se qytetarët e këtushem nuk i posedojnë këto karakteristika bashk me politikanët e këtushëm. Këta edhe pse janë përfaqsues të shteteve që janë edhe kandidate për antarsim në BE të njrjtët nuk kanë aspak vullnet që ky antarsim edhe të ndodhe. Po të ishin më largpamës, më të vetëdijshëm dhe më të arsyeshëm të njejtët do ti zbatonin reformat e duhura nëpër vendet e tyre të kërkuara për zbatim nga institucionet kompetente të BE-së. Këta po ti bënin këto veprime do ta mundësonin antarsimin e shteteve të tyre në BE. Reformat që janë nje prej kushteve kryesore për antarsim në BE këta politikan nuk i kanë plotësuar dhe nuk i plotësojnë dhe në vend se të pendohen se pse nuk i kanë plotësuar dhe si plotësojnë keta pa arsye dhe pa vend arsyetohen dhe lëvdërohen se i kanë bërë dhe po i bëjnë. Reformat e nevojshme politke, juridike, institucionale dhe sitemore nuk janë realizuar akoma edhe pse këto aktivitete janë filluar një kohë bukur të gjatë. Me shtete skajshmërisht të partizuara ku Partite politike janë.përzier dhe kanë ndikuar edhe te raportet nëpër Kopshtet për fëmijë nuk ka përafrim me BE-në. Me Prokuri dhe Gjykata të korruptuara e të ndikuara nga jashtë dhe anash sistemi Gjyqsor nuk është europjan por është afrikan. Pra ky sitem te ne është kryekeput ndëshkues e jo korrixhues dhe përmirsues. Me dhjetra raste të montuara gjyqsore për të cilat janë shqiptuar dënime tendencioze e absurde e marramendëse gjyqsore ku njerëz të pafajshëm të përkatsisë etnike shqiptare dergjen dhe kalben nëpër burgje me vite e dekada të tëra, dhe me realitet të zymtë ku të njejtëve nuk u mundësohet që ta dëshmojnë pafajsinë e tyre ne nuk mund të sigurojmë vend në gjirin e sistemeve gjyqsore europjane. Te ne pra kemi drejtësi selektive e te shtetet e BE-së nuk ka diqka të tillë.
Me mentalitet autokratik të cilin e kanë kultivuar dhe e kanë praktikuar politikanët e rajonit tonë nuk mund të ketë antarsim në BE. Mentaliteti i tillë ka krijuar kushte për zbatim autokracie e jo demokracie. Apo edhe në ato shtete ku ka pak demokraci ajo është e cunguar, e ndikuar dhe e dirigjuar nga politikanët me mentalitet dhe me sjellje autokratike. Me model dhe me nivel të tillë demokracie antarsimi i këtyre shteteve në BE është shume larg realizimit. Me zgjedhje të imponuara e të ndikuara nga politika nuk mund të ketë çasje askush në BE. Pra me sjellje dhe veprime të kundërligjshme në procesin zgjedhor nuk mund të ketë dhe nuk ka institucione Demokratike. E këto egzistueset te ne nuk kanë as kapacitete e as vullnet për te lejuar qeverisje të lirë, të paanshme dhe të pavarur. Zbatimi i reformave dhe plotesimi i kushteve si kërkesa të vazhdueshme të institucioneve të BE-së në adrese të vendeve tona janë obligime tonat te cilat eshte dashur që politikanët tanë ti përfundonin në afat sa më të shpejtë dhe të arsyeshëm kohor. Këto kërkesa janë në levërdinë dhe në intetesin tonë të njejtat gjithashtu janë edhe mundësi që ne ti korrigjojmë edhe difektet e shumta që i kemi ne si shtete dhe si shoqëri në proceset e qeverisjes.