Skënder MULLIQI
Politika është kuptuar si rruga më e shkurtër për të arritur ligjërisht pushtetin në Kosovë.Këtë po e shohim dhe përjetojmë në pozicionet e tyre që I kan duke filluar nga niveli local deri në nivel qendror.Fjala më taban “Jepi një njeriu pushtet dhe do të shohesh si është”.Kjo i përshtatet apsolutishtë situatës në Kosovë, sepse për dy dekada e gjysmë, ishim më plotë zyrtarë që treguan fytyrën e tyre të vërtetë ne shumë raste .Gjithqka lidhen për interesa të tyre përfituese madje në tenderin më të vogël të një fshati.Punuan më logjiken morbide, “Ne nuk fituam atje, ata nuk mund të marrin rrugë”.Kjo është logjika më e mbrashte e instaluar pas lufte në Kosovë.U keqëpërdorë pozicioni për të cilën janë zgjedhur , qoftë më zgjedhje apo emërime , për vetëpromovim dhe për të vërtetuar pushtetin e tyre apsolut, ne vend që të jenë shembull i sjelljës dhe veprimit të përgjegjshem.Politikanët shumica prej tyre u sollën sikur kanë gjithë lirinë e botës , për të marrë vendime jashtë kompetencave të tyre , apo që nuk kan lidhje me ta.Ata i jepen veti kompetenca të pa kufizuara edhe pse dihet se duhet ti përmbahen Kushtetutës dhe ligjeve.Këta kur paten nevojë u ngritën edhe mbi ligjet.E konsidruan pushtetin si diqka përsonale , e jo që janë servis për qytetarë dhe për të mirën e vendit.I kalaun kompetencat përtej institucioneve që janë përgjegjëse për ta.U bënë yjet kryesor të skenës publike në Kosovë , dhe qytetarët mbëten vezhguesit që duartrokasin , edhe atëherë kur kërcënohen nga veprimet e tyre jo logjike për shtetndërtim dhe mirëqenje të përgjithshme.Për ata u dedikua karrota kurse për qytetarë ndëshkimi nese i shkelin rregullat e tyre, por që nuk i shkelin.Kur për 25 vite nuk patë dimër për politikanët e Kosovës.Aspiratat e tyre për pushtet apsolut dhe për të mira materjale nuk pushuan kurrë, duke ju përmbajtur sistemit të kaluar autoritar krahasuar me një demokratik, sepse është më lehtë që të shmangin përgjegjesinë .Kjo po shihet edhe në ngjarjet e fundit të mos formimit të organeve të reja të shtetit.Dhe, po shihet se mbështetja qytetare për shumë kuvendarë ka qenë gabim I madh.Është e quditshme së si kaq lehtë politikanët u futën në kokat e një pjese të madhe të qytetarëve , pa marrë parasysh veprimeve të tyre jo të mira ?Ne shoqërinë e pas luftës të ndarë mbi baza ideologjike u përdorën metodat e tensioneve politike për të ngatërruar qytetarët dhe për ti drejtuar ata në përfitimet e tyre.Kur kësaj I shtojmë së pas luftës qytetarët u ndëshen edhe më frikën dhe shanatazhet në mënyra të ndryshme , atëherë nuk ka pasur mundesi që të kemi një gjendje politike dhe ekonomike më të mirë, që në fakt ka mundur të jetë.Nuk u kundershtuan fuqishem njerëzitë e politikës, dhe as nuk u kërkua përgjegjësi reale për veprimet e dëmshme të tyre .Situata në të cilën i kemi lejuar politikanët të bëjnë çfarë të duan për vite me radhë, pa asnjë përgjegjësi, nuk erdhi rastësisht.Funksionet publike janë bërë skena private sepse ne, si qytetarë, kemi pushuar së kërkuari përgjegjësi. Në vend që t’i shohim politikanët si zyrtarë, ne i shohim ata si yje të shfaqjeve dhe i shpërblejmë në këtë mënyrë. Dhe, pastaj që sjellja e politikanëve të duket më shumë si një shou i estradës sesa si lidership i përgjegjshëm. Ngjarjet shumë të pa mira dhe kompremetuese në Kuvendin e Kosovës, janë reflektim i gjendjës përmanente jo të mirë krejt pas luftën që e patem.Asgjë nuk ndodhë rastësishte në politikë, sikur që nuk janë të rastësishme as mos votimi i kryekuvendarit dhe konstituimit të organeve të shtetit, pas zgjedhjeve nacionale.Ndryshimi do të vijë më politikanë të rinj, të cilët kan një vetëdije të re karshi interesave të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.Kur të gjithë ne fillojmë të sillemi se vendi është i yni dhe e kemi për veti, atëherë sigurishte së do të vijnë në shprehje përgjegjësia dhe morali politikë , e jo vetëpromovimet…