Më 12.05.2025 në orën 20.15 pranë Vendkalimit Kufitar Bogorodicë, nëpunësit policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare dhe Kalim Kufitar Bogorodicë kanë vërejtur se në automjetin e pasagjerëve ,,audi a4’’ me targa kombëtare zvicerane po hynin disa migrantë. Automjeti nuk është ndalur në shenjën për ndalim dhe ka vazhduar me lëvizjen. Së shpejti, në orën 8.20 automjeti u gjet dhe në afërsi të tij u gjetën katër persona femra-migrante nga Kina, nga të cilat njëra qe në pavetëdije dhe u transferua në spitalin në Gjevgjeli për dhënien e ndihmës, ndërsa tre personat e tjerë migrantë u vendosën në një qendër pranuese -tranzitore. Prokurori publik është njoftuar për ngjarjen dhe po ndërmerren masa për ndriçimin e saj.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Gostivar: Dy persona të dyshuar për vetëgjyqësi dhe kërcënim me jetë
- Berovë: Kallëzim penal për shtënien me pushkë ajrore pranë Liqenit të Berovës
- Ideja për anëtarësim në BE pa të drejtë vote, Mickoski: Ta shohim njëherë atë “non paper”!
- Kumanovë: Kallëzim penal për shërbim të të miturit me pije alkoolike
- Protesta e 10 shkurtit, Berisha paralajmëron: Do qëndrojmë në shesh deri në largimin e qeverisë
- Taravari: Alarm i Kuq, Stoilkoviqi po i përndjek shqiptarët
- Nipi gjen të vdekur dajën në pusetë, nis hetimi në Debresh të Gostivarit
- LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, në disa akse rrugore ka dukshmëri të ulët shkaku i mjegullës
- Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në Ibër-Lepenc
- Më ftohtë në Kodrën e Diellit, në disa vende temperaturat e mëngjesit nën zero