Përsëritet skenari si me Arbenitën? Pas sherreve të dhunshme, Fero ndahet nga bashkëshortja e dytë modele! Çifti i japin fund martesës mes konflikteve

Reperi i njohur kosovar, Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, duket se po kalon një tjetër kapitull të trazuar në jetën e tij personale. Vetëm pak kohë pasi konfirmoi martesën me Nita Bajramin, pas ndarjes me modelen Arbenita Ismajli, ai ka bërë një veprim që ka ngjallur dyshime të forta për një tjetër ndarje.

Fero ka hequr nga lista e ndjekjeve në rrjete sociale Nitën – një shenjë që për shumë ndjekës dhe medie është interpretuar si sinjal për fundin e kësaj lidhjeje. Duket se shkak për këtë, sipas mediave janë bërë sherret e shumta të dyshes. Në këtë situatë, Nita ka vendosur të largohet, duke i dhënë fund lidhjes që kishte me reperin e njohur. Kujtojmë se Fero, pas ndarjes nga Arbenita – me të cilën ka një vajzë, Ninën – u përkushtua ndaj fesë islame dhe shpalli një fillim të ri si njeri dhe si artist. Në atë kohë, ai shprehej publikisht për dashurinë e madhe që kishte për gruan e tij të re dhe për besimin e përbashkët që i lidhte.
“Jam i dashuruar, me të thënë të drejtën nuk ma kishte marrë mendja se do dashurohesha kaq shpejt, por jam dashuruar si kurrë më parë. I sfidoj të gjithë meshkujt shqiptar se askush nuk është më romantik se unë”, kishte deklaruar ai.

Madje reperi kishte thënë se do të publikonte edhe “disse për romantizëm” dhe u duk se kishte lënë pas të kaluarën dhe jetën si artist. Lajmi për martesën e dha vetë Fero përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa shkruan “Just married” ose “Të sapomartuar” me modelen Nita Bajrami. Kujtojmë se pas ndarjes nga Arbenita, Fero i është përkushtuar fesë islame, ku edhe siç ka thënë gruaja e tij e tanishme i përket të njëjtit besim. Kjo është martesa e dytë për Feron, pas asaj me modelen nga Kumanova, Arbenita Ismajli, më të cilën ka edhe një vajzë të quajtur, Nina.
Kujdestaria e së bijës u kthye në një mollë sherri mes Feros dhe Arbenitës, ndërsa reperi, pretendonte se modelja nuk e lejonte ta takojë. Pas divorcit reperi publikoi foto të ish-partneres në Dubai me vajzën e tyre dhe një burrë, duke hedhur akuza e duke u shprehur se Arbenita dëshiron jetën e luksit dhe të shesë trupin me pleq, teksa theksoi se lakmia e saj për para, sipas tij, çoi në fundin e marrëdhënies së tyre.

Ka eskorta të hapura dhe të fshehura, zakonisht sepse unë kam pasur shoqe modele shumë, modelet kohët e fundit nuk fitojnë shumë. Dhe modelet që shkojnë në Dubai shanset janë 100% si eskorta”, u shpreh reperi. Ndërsa shtoi duke thënë se “nëse duan jetë luksoze, me shit trupin e tyre me pleq nuk duhet të krijojnë familje”, referuar ish-partneres së tij, teksa deklaroi se “nuk më merr mua në qafë, por vajzën”. Por tani, me rikthimin në muzikë dhe me veprime të dyshimta në rrjetet sociale, fansat pyesin nëse Fero po përjeton një tjetër krizë në jetën e tij personale. Nga ana tjetër, kjo është martesa e dytë për Feron, pas asaj me modelen Arbenita Ismajli, me të cilën pati një marrëdhënie të komentuar dhe shpeshherë të trazuar, sidomos për shkak të përplasjes për kujdestarinë e vajzës së tyre. Fero kishte pohuar publikisht se Arbenita nuk i lejonte takimet me vajzën, gjë që e kishte shndërruar situatën në një përballje të zgjatur në publik. Ndërsa për momentin, as Fero dhe as Nita nuk kanë bërë ndonjë deklaratë zyrtare për gjendjen e tyre aktuale, publiku mbetet në pritje të konfirmimeve apo mohimeve nga çifti.