Përgatitje për mbremjen e maturës, shtohet siguria, kontrollohen restorantet

Në prag të festës së maturës, institucionet arsimore, në bashkëpunim me drejtuesit e restoranteve dhe autoritetet, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e maturantëve gjatë organizimit të mbrëmjeve të tyre festive.

Restorantet janë kontrolluar për të verifikuar përmbushjen e kushteve të nevojshme, duke nisur nga pajisjet kundër zjarrit, shkallët e emergjencës dhe hapësirat e evakuimit, deri tek siguria ushqimore dhe ndalimi i përdorimit të alkoolit apo substancave të tjera të rrezikshme.

“Kemi bashkpunim me drejtorët e të gjitha shkollave. Prej rastit në Koçan, i kemi përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme, prej te aparatët zjarrfikse deri tek shkallët kryesore – që do të jenë për evakuim kryesor. Nga sigurimi kontrollohen nxënesit nëpër çanta ose xhepat e tyre, a kanë alkohol, ndonjë armë të ftohtë ose të nxeht dhe të njejtat merren nga ana e sigurimit. Deri tani nuk kemi patur incidente të maturantave sidomos të fëmijëve të shkollave fillore. Incidente nuk ndodhin për shkak që kemi sigurimin personal të restorantit por dhe të policisë”, u shreh menaxher restoranti Admir Sefer.

Nxënësit kërkojnë që restorantet ti permbushin të gjitha standartet e nevojshme dhe të ketë siguri të lartë që mbrëmja e maturës të kalojë pa frikë për ndonjë incident të mundëshëm.

“Përsa sa i përket kushteve të sigurimit për këtë duhen të merren masa nga instituconet përkatëse, përderisa mbramja e maturës mbahet kjo do të thotë që restoranti duhet ti plotësojë të gjitha kushtet e sigurisë, masat e sigurisë sigurisht se janë shum të rëndsishme sikurse resotrantet ashtu edhe organizatorët dhe nxënësit duhet të jenë shumë të kujdeshëm në përzedhjen e tyre”, theksoi nxënësi.

”Gjatë mbrëmjëve të mëparshëm të maturës nuk ka pasur ndonjë incident të raportuar, por shpresojmë që edhe mbrëmja jon e maturës do të mbahet me masat të larta sigurie”, u shpreh nxënësi.

“Restoranti së pari duhet ti përmbush kushtet për tu mbrojt nga fatkeqësitë e ndryshme, ti përmbush edhe kërkesat e nxënësve si çmimi i përshtatshëm, ambienti i përshtatshëm për mbrëmjen e maturës, kualiteti i ushqimit”, theksoi nxënësi.

Pas tragjedisë së Koçanit, autoritetet filluan kontrollet në objekte hotelerike, ku u kyç edhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. Nga kjo Drejtori njoftuan se janë kontrolluar objektet që frekuentohen më shumë, siç janë shkollat, çerdhet, objektet fetare dhe objektet hotelerike.

Deri më tani, gjatë mbremjeve të maturës nuk janë raportuar incidente, por auoritetet e kanë rritur sigurinë pas tragjedisë së Koçanit.