Ish-ministri dhe zëdhēnësi i BDI-së, Arbër Ademi, ka komentuar me ironi zhvillimet e fundit brenda koalicionit opozitar shqiptar VLEN, duke u ndalur te ndarja e Aleancës për Shqiptarët dhe reagimet që pasuan.
Sipas Ademit, duket se ndarja në VLEN ka prekur më shumë qarqet maqedonase sesa vetë VLEN-in.
“A po i shihni disa prej opinionistëve maqedonas, më të mërziturit se po shpartallohet grupimi artificial politik i quajtur VLEN! Edhe VMRO s’u përmbajt… E paskan marrë shumë afër zemrës!”, shkruan Ademi në facebook.
Ai shton se shqetësimi i madh në skenën politike dhe mediatike maqedonase për fatin e një koalicioni shqiptar është i pazakontë dhe zbulon më shumë për prapaskenat sesa për vetë realitetin.
“Çudi e madhe: një shqetësim i gjerë në qarqe politike dhe mediatike maqedonase për fatin e një ‘koalicioni shqiptar’. A s’duhej të ishin vetë shqiptarët ata që shqetësohen më së shumti? Apo thjesht po u prishet plani? Kur skenari fillon të ngecë, fillojnë emocionet…”, përfundon Ademi.
Ndryshe po përflitet se Arben Fetahi pas distancimit nga Arben Taravari mund të kirjojë një Aleancë e Shqiptareve 3 nën thembërën e Kryemibistrit Mickovski.