Për diplomaci efikase dhe efektive nevoitet rritje e mjeteve financiare dhe materiale nga ana e shteteve
Ejup Berisha
Diplomacia si aktivitet shumë kompleks dhe specifik i politikës së jashtme që të mund të realizohet duhet edhe të financohet. Shtetet duhet ti financojnë jo vetëm mirë por edhe mjaftueshëm aktivitetet e politikës jashtme të tyre apo më sakt thënë këto duhet ti financojnë aktivitetet e perfaqsive të tyre diplomatike të pranishme nëpër shtete me të cilat të njëjtat kanë vendosur mardhënie diplomatike dy palëshe dhe shumpalëshe. Financimi i aktiviteteve diplomatike duhet të bëhet me që
llim që të ketë efikasitet dhe efektivitet në sferën e përfaqsimit të tyre në mardhëniet ndërkombëtare. Nuk duhet lejuar situata që aktivitetet e tilla të cilat janë shumë të rëndësisbme për shtetet të pësojnë për shkak të mungesës së mjeteve financiare. Apo dhe më saktë thënë nuk duhet të ndodhin situata që përfaqsuesit diplomatik të shteteve të ankohen se nuk kanë para dhe mjete të tjera të nevojshme materiale për ti kryer aktivitetet diplomatike të shteteve të tyre. Ne vitin 2012 ka pasur situatë kur një përfaqsues diplomatik apo shef i një misioni të tillë të vendit tonë është ankuar se në arkën e misionit të cilin e udheheqte ai i ka pasur 0 para. Bëhej fjalë për Misionin diplomatik të Maqedonisë në Kombet e Bashkuara me seli në Gjenevë të Zvicrrës. Pra se di athua kjo situatë a ka qenë reale apo jo, por nëse ka qenë e tillë siç pati pohuar përfaqsuesi diplomatik e njejta nuk është dashur të lejohet pasiqë bëhej fjalë për një përfaqsi apo mision të rëndsishëm diplomatik të shtetit tonë. Ndërsa pa para
nuk mund të bëhet asgjë në jetën e përditshme as në shtëpi e lere më në politikë e aq më pak në diplomaci. Diplomacia është interes. Në mardhëniet e jashtme shtetet po nuk patën para dhe resurse nuk i çmon askush.
Kur shtetet posedojnë mjete
të tilla të njëjtat kanë edhe përfaqsim më të mirë dhe më të denjë diplomatik në skenën ndërkombëtare. Mjetet financiare janë mëse të nevojshme dhe të domosdoshme që të posedohen per faktin se përfaqsuesit diplomatik të shteteve duhet të zhvillojnë lëvizje dhe kontakte me përfaqsues të diplomatik të shteteve të tjera. Në mardheniet e politikës së jashtme shpesh herë imponohet edhe nevoja që të lobohet për arritjen e qëllimeve apo dhe të interesave te caktuara të shteteve e këto gjëra ata nuk mund ti bëjnë pa pasur para dhe resurse tjera materiale. Republika e Maqedonisë së Veriut duhet ta rrisë shumën e mjeteve financiare dhe materiale për diplomacinë pasiqë tanimë është edhe shtet kandidat për antarsim në Bashkimin Europjan. Kë
shtuqë ata faktor dhe individ të shtetit tonë të cilët i udhëheqin dhe zhvillojnë aktivitetet diplomatike në emër të RMV-së nëpër shtetet e BE-së duhet të kenë mjete të bollshme financiare me që
llim që të bëhet lobim efikas kjo që te mund të realizohet qëllimi ynë strategjik antarsimi i vendit tonë në BE. Pra pa financim të aktiviteteve diplomatike një gjë e tillë nuk mund dhe nuk do të ndodhë. Shteti yne dy vitet e fundit në buxhetet e saj vjetore ka mjete të mjaftueshme financiare apo nga 5 miliard e disa qindra million euro. Prej tyre duhet të dedikohen më shumë mjete financiare për aktivitetet e përaqsive dhe të personelit diplomatik. Meqë ripërsëris jemi në periudhë dhe në situatë që duhet të lobojmë për antarsim në BE por edhe në sferën e mardhënieve politike ndërkombëtare kemi ndryshime radikale të raporteve apo më saktë thënë ka perkeqsim të klimës së përgjithshme geopolitike dhe gjestrategjike botërore si rezultat i ngjarjeve aktuale në mardhëniet ndërkombetare. Për këto arsye paraqitet nevoja dhe domosdoshmëriaqë të ketë aktivitete më të ngjeshura si dhe më intenzive diplomatike të shtetit tonë. Keto jane te nevojshme dhe të domosdoshme të bëhen me qëllim që shteti yne të mund të ballafaqohet më mirë apo në menyrë më efikase dhe më efektive me kërkesat e politikës së jashtme apo më saktë thënë me rreziqet, me sfidat dhe vështërsitë të cilat janë imponuar në marrdhëniet politike ndërkombëtare. Pra meqe ka shume ndodhi dhe ngjarje apo dhe situata të papritura dhe të paparashikueshme në këtë sferë nevoitet aktivizim më i madh dhe më i ngjeshur i personelit dhe sherbimeve diplomatike të shteteve të angazhuar nëpër përfaqsitë diplomatike nëpër botë këto gjëra duhet domosdoshmërisht ti bën edhe RMV. Prandaj hamendja që mu paraqit gjatë bërjes së këtij shkrimi ishte se athua valla a ka paraparë Qeveria mjete të duhura dhe të mjaftueshme financiare dhe materiale për aktivitetet e faktorëve dhe të aktorëve të politikës së jashtme të shtetit tonë të angazhuar me misionin e përfaqsimit të interesave të shtetit tonë nëpër botë. E nëse nuk i ka bërë këto gjëra të jepet llogari pse nuk i ka bërë.