Pakistani thotë se rrëzoi 25 dronë, India thotë se zmbrapsi hakmarrjen pakistaneze

Pakistani tha të enjten se rrëzoi 25 dronë nga India në hapësirën e saj ajrore, ndërsa India tha se “neutralizoi” përpjekjet e Pakistanit për të goditur objektiva ushtarake me dronë dhe raketa.

Luftimet tashmë u përhapën midis fqinjëve të armatosur me armë bërthamore, raporton Reuters.

Shkëmbimet e fundit vijnë një ditë pasi India tha se goditi siç e quajti “infrastrukturën terroriste” në Pakistan në orët e para të së mërkurës – dy javë pasi akuzoi kombin islamik për përfshirje në një sulm në Kashmirin Indian në të cilin u vranë 26 persona – kryesisht turistë hindu.