Presidenti amerikan Donald Trump është takuar me Presidentin e përkohshëm të Sirisë Ahmad al-Sharaa. Është takimi i parë i tillë midis udhëheqësve të të dyja kombeve në 25 vjet.
Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe gazetarët nuk u lejuan të hynin.
Shtëpia e Bardhë nuk tregoi menjëherë se kush tjetër ishte në takim dhe as nuk dha detaje të tjera mbi bisedën, raporton Associated Press.
SHBA-ja ka peshuar se si ta trajtojnë al-Sharaa-n që kur ai mori pushtetin në dhjetor.