Një person tenton ta hapë derën e aeroplanit gjatë fluturimit Gjenevë-Prishtinë, ndalohet

Një person raportohet se ka tentuar të hapë derën e aeroplanit në fluturimin Gjenevë – Prishtinë.

Sipas pamjeve të siguruara nga “Nacionale”, pasagjerët kanë tentuar ta mbajnë personin që u mundua ta hapë derën e aeroplanit.

Lexo edhe:
Mbyllet përkohësisht rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë
Raportohet se në rast ka ndërhyrë edhe policia.

I njëjti është larguar nga dera nga pasagjerët, e sipas videos, ai dëgjohet derisa përplaset verbalisht me një person tjetër.