Një i vdekur në aksidentin që ndodhi në rrugën Dibër-Strugë

Një aksident i rëndë me pasoja fatale ka ndodhur sot pasdite në rrugën rajonale Dibër – Strugë, ku jetën e ka humbur një motoçiklist nga Kërçova.

“Një aksident trafiku ka ndodhur mes një automjeti “Pezho 406” me targa të Shkupit me ngasës B.G. nga Shkupi dhe motoçiklete “Dukati” me targa të Kërçovës me ngasës B.R. nga Kërçova. Ndihma e Shpejtë ka konstatuar vdekjen e shoferit të motoçikletës. Në aksident, lëndime trupore ka marrë bashkudhëtarja e veturës “Pezho””, njoftoi Stefan Dimovski, zëdhënës i SPB Ohër.