Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur këtë mbrëmje në Tiranë, në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian.
Zelensky është pritur nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Samiti i Komunitetit Politik Evropian do të zhvillojë punimet nesër në Tiranë, me pjesëmarrjen e liderëve europianë.
Ndërkohë sot liderët e Këshillit Evropian dhe të Bashkimit Evropian do të mblidhen në një darkë pune në Tiranë me udhëheqësit e rajonit të Ballkanit Perëndimor.